“Nuk mund të marr frymë”, pezullohen 4 policë në Kaliforni

Nga A2 CNN
14 Qershor 2021, 07:38 | Bota
“Nuk mund të marr frymë”, pezullohen 4 policë në

4 agjentë policie në Kaliforni u pezulluan nga detyra pasi u filmuan ndërsa dhunonin ashpër një adoleshent, i cili dyshohej për disa vjedhje në Los Anxhelos.

Në video shfaqen efektivët e veshur civilë që qëllojnë të riun, dhe një tjetër i veshur me uniformë që e gjuan me shkelm në fytyrë.

Sipas mediave amerikane, adoleshenti përsëriste pa pushim fjalët “nuk po marr dot frymë”, të njëjtat që thoshte George Floyd përpara se të humbte jetën. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos