Zidane drejt largimit, Reali ka 3 kandidatë për stolin

Nga A2 CNN
20 Shtator 2019, 13:57 | Futboll
Zidane drejt largimit, Reali ka 3 kandidatë për stolin

Humbja 3 me 0 në Champions League përballë Paris Saint Germain duket se e ka bindur Presidentin e Realit të Madridit, Florentino Perez, që të largojë nga stoli Zinedine Zidane.

Trajneri i klubit mbretëror në Spanjë është më i rrezikuar se kurrë për t’u shkarkuar nga detyra, ndërsa kanë nisur të qarkullojnë edhe emrat e zëvendësuesve.

Jose Mourinho mbetet një kandidat i fortë, ku megjithë aventurën jo fort të suksesshme te Reali, avantazhohet nga marrëdhënia e mirë me Presidentin e klubit.

Një tjetër kandidat është edhe ish-trajneri i Juventusit, Allegri, por edhe ish-mesfushori Xabi Alonso, që cilësohet si alternativa “low cost”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos