Sfida e Usyk, Tyson Fury kërkon 148 milionë euro

Nga A2 CNN
22 Gusht 2022, 17:53 | Sporte të tjera
Sfida e Usyk, Tyson Fury kërkon 148 milionë euro

Vetëm pak kohë më parë, Tyson Fury njoftoi tërheqjen nga boksi, si kampion i pamposhtur. Megjithatë, jo të gjithë e besuan se vendimi i “Mbretit Cigan” ishte i pakthyeshëm. Kjo edhe për faktin se kampioni britanik ishte mjaft i lidhur me titullin WBC për peshat e rënda.

Tani Tyson Fury po joshet nga ideja që të bëhet kampioni i padiskutueshëm i botës për peshat e rënda. Kjo do të realizohej nëpërmjet duelit me Oleksandr Usyk, i cili së fundmi ka fituar brezin WBC të mbetur vakant, me ukrainasin që zotëron edhe titujt IBF dhe WBO.

Usyk triumfoi pas vendimit të gjyqtarëve edhe në sfidën e dytë ndaj Anthony Joshua dhe pas atij dueli i kërkoi Fury-t të kthehej në ring për një përballje, ku do të përcaktohej boksieri më i mirë. “Mbreti Cigan” do të ishte gati të zhvillonte edhe një duel të fundit, por ka një kusht të rëndësishëm.

https://a2news.com/2022/08/21/usyk-thyen-joshuan-ukrainasi-ruan-titujt-boterore-me-rekord-ia-kushtoj-fitoren-ushtrise-qe-po-mbron-vendin-tim/

Ai pretendon që nga sfida me Usyk të përfitojë rreth 148 milionë euro. Nëpërmjet një video mesazhi, ai tha se ukrainasi duhet të paguajë nëse dëshiron përballë më të mirin. Në letër sfida është parashikuar të organizohet në muajin dhjetor në Arabinë Saudite.

Dueli Fury-Usyk do të zhvillohej më 17 dhjetor, vetëm një ditë përpara finales së Botërorit 2022 në Katar. Në atë periudhë, eventi i boksit me dy kampionë në ring do të kishte vëmendje maksimale në të gjithë botën. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos