Sfida për një kandidat, a do ta shmangin demokratët historinë e ''6 marsit''?

Nga A2 CNN
29 Shtator 2022, 17:13 | Politikë
Sfida për një kandidat, a do ta shmangin demokratët

6 marsi i zgjedhjeve të pjesshme vendore nuk ishte një moment krenarie për demokratët. Për të shmangur historinë që tregoi produktin e çarjes së tyre të fortë, prej të dy palëve kanë nisur sinjalet e para për kandidat të përbashkët në garën për bashkitë në 2023-shin. 

Në funksion të garës më të afërt me kundërshtarin, demokratët nën drejtimin e Sali Berishës, po nisin një garë seleksionuese mes veti, përmes primareve.

Nënkryetari Luçiano Boci thotë se përtej mesazheve, përmes medias çdo deputet duhet të zgjedhë bazën demokrate, përtej qëndrimeve personale.

Nga kampi i Alibeajt deputetja Dhurata Cupi tregon se dalja më 1 kandidaturë të vetme kërkon një mekanizëm serioz funksionimi dhe jo direktiva nga njëra palë.

Por asnjëra nga palët nuk ka hedhur një hap për bashkimin. Çupi thotë se rrugën duhet ta çelin figurat drejtuese të Partisë Demokratike, duke lënë të kuptojë si përgjegjës Sali Berishën dhe Enkelejd Alibeajn

Por PD nuk duhet të adresojë vetëm çarjen e saj. Për fitore i duhen edhe aleatët.

Brenda pak javësh pritet që presidentin Bajram Begaj të dekretojë datën e zgjedhjeve vendore të 2023. PD e Berishës pret që kreu i shtetit të njohë realitetin politik dhe të bëhet pjesë e konsultimit që bën me partitë politike në këtë rast.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos