Sfidat e turizmit, Topuzi: Mungojnë strukturat akomoduese

Nga A2 CNN
28 Tetor 2019, 18:06 | Aktualitet

Numri i turistëve të huaj që kanë vizituar Shqipërinë këtë vit ka pësuar rritje kundrejt një viti më parë, megjithëse mbetet ende larg deklaratave zyrtare të qeverisë dhe optimizmit të tyre se Shqipëria është shndërruar në një ndër destinacionet e preferuara në rajon. Sipas Institutit të Statistikave, për 9 muajt e parë të këtij viti, rreth 5.2 milionë shtetas të huaj kanë hyrë në territorin shqiptar dhe kanë deklaruar si destinacion pushimet apo vizitat tek të afërmit. Kundrejt të njëjtës periudhë të një viti më parë, konstatohet rritje me 7.8%. Por a janë këta turistë të huaj, që zgjedhin vendin tonë për të pushuar dhe rrjedhimisht edhe që shpenzojnë? Pasi në finale, turist i mirë është ai që lë para në një vend nëpërmjet konsumit. I ftuar në A2 Business: Zak Topuzi, kryetar i shoqatës së Hoteleri-Turizmit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos