Shpërthen bomba në një autobus në Kolumbi, raportohen viktima

Nga A2 CNN
18 Shkurt 2020, 18:23 | Bota
Shpërthen bomba në një autobus në Kolumbi, raportohen

Autoritetet në Kolumbi raportojnë se 7 persona humbën jetën dhe 11 të tjerë u plagosën ndërsa një mjet i transportit publik ishte duke udhëtuar në një autostradë në jug të vendit, zonë kjo që kontrollohet nga grupet ilegale të armatosura.

Shpërthimi, i cili po hetohet ende nga autoritetet, ndodhi në një zonë rurale në provincën Cauca, rreth 500 km larg kryeqytetit Bogota.

“Nuk kemi të bëjmë me një sulm. Ishte një mjet me pasagjerë që udhëtonte nga Pasto në Cali dhe shpërtheu ndërsa ishte në lëvizje e sipër”, informon komandanti i ushtrisë kolumbiane, Isaacs Hoyos.

Shpërthimi ishte aq i fuqishëm sa dy mjete të tjerë që udhëtonin pranë dolën nga rruga dhe pësuan dëme të mëdha.

Rajoni ku ndodhi ngjarja kontrollohet nga guerrilasit e Ushtrisë Kombëtare të Lirisë (ELN) dhe një fraksion i FARC që iu rikthyen armëve, gjithashtu aty operojnë dhe grupe kriminale që trafikojnë lëndë narkotike.

Kultivimi i bimëve të kokas dhe prodhimi i kokainë ka rritur përmasat e dhunës në vend, e cila në 50 vitet e fundit iu ka marrë jetën mbi 260 mijë personave. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos