Ankandi për filmin "Grease", kostumi i "Sendit" shitet për 406 mijë dollarë

Nga A2 CNN
3 Nëntor 2019, 23:21 | Showbiz

Pantallona të ngushta dhe xhaketa e lëkurës, që Olivia Newton John mbante veshur në filmin “Grease” është shitur për plot 405.700 dollarë në një ankand në Beverly Hills, më shumë se dyfishi i çmimit fillestar që ishte parashikuar, bëri të ditur shtëpia e ankandeve Julien.

 Veshja, që shënjoi edhe shndërrimin e Sendit, nga një nxënëse shembullore në një vajzë seksi, në filmin e vitit 1978, u shndërrua në hit ndër vite dhe së bashkë me 500 sende të tjera, dolën në shitje nga Julien dhe paratë e grumbulluara do të shkojnë për trajtimet kundër kancerit, në një qendër në Australi.

Pantallonat e Olivias, gjatë performancës në skenën finale të filmit "You're the OneThat I Want" në duetin me John Travoltën, janë aq të ngushta, sa Olivias, përpos fizikut elegant, iu desh ta vishnin me forcë, duke prishur zinxhirin.

Dhe kështu i shitën, tek blerës që preferuan të mbeten anonim. 

“Ky ishte kostumi i dytë i Sendit, kur këndova bashkë me John këngën “You are the One that I Want”. Ky kostum ishte realizuar që në vitet 50, xhirimet e filmit tonë u realizuar në ‘77. Ishin vintage”, thotë aktorja amerikane.

Olivia i kujton me nostalgji ditët kur u xhirua “Grease”.  “E mbaj mend gjatë ditën kur u vesha kështu, mbaj mend energjinë. Ishte shumë vapë. Kur ne filmuam, në Los Angelos ishte tmerrësisht vapë. Isha në siklet sepse kishte shumë diell. Por ne kërcyem shumë, kënduam, u çmendëm atë ditë. Ishte shumë bukur”.

 Vetë aktorja 71 vjeçare, rrëfen se ky ankand për të kishte shumë rëndësi, pasi në 2019, kanceri iështë rikthyer për herë të tretë, pas diagnostikimit për herë të parë në vitin 1992. Në ankand u mblodhën 2.4 milionë dollarë. Një poster i filmit, firmosur nga Olivia dhe John Travolta u shit për 64 mijë dollarë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos