SHBA dhe BE urojnë hetuesit e BKH: Mbështesim këta individë që ndihmojnë për të çuar përpara reformën në drejtësi

Nga A2 CNN
7 Maj 2021, 12:37 | Aktualitet
SHBA dhe BE urojnë hetuesit e BKH: Mbështesim këta individë

Ambasada amerikane në Shqipëri dhe përfaqësia e Bashkimit Europian kanë uruar 28 kandidatët e Byrosë Kombëtare të Hetimit, të cilët do të emërohen javën e ardhshme zyrtarisht në detyrën e re.

“Këta individë janë testuar dhe janë duke u trajnuar. Shtetet e Bashkuara janë krenare që mbështesin këta individë, ndërsa ata ndërmarrin fazat e tjera të trajnimit të tyre dhe ndihmojnë për të çuar përpara reformën në drejtësi. Ne i urojmë fat të mirë të gjithë atyre që kohët e fundit kanë dorëzuar aplikimet e tyre për të qenë pjesë e grupit të dytë të hetuesve të BKH-së”, thuhet në reagimin e Ambasadës amerikane.

https://www.facebook.com/usembassytirana/photos/a.446371155837/10158238622800838/

“Mund të mbështetemi tani te ky grup hetuesish të specializuar për të luftuar krimin e organizuar dhe korrupsionin. Reforma në drejtësi vazhdon”, shkroi ambasadori Luigi Soreca në Twitter. (A2 Televizion)

https://twitter.com/LSorecaEU/status/1390611361080688640
https://a2news.com/2021/05/07/byroja-kombetare-e-hetimit-merr-forme-28-kandidatet-do-te-emerohen-zyrtarisht-javen-e-ardhshme/
https://a2news.com/2020/09/30/ngritja-e-bkh-avokati-vishaj-jakat-e-bardha-ne-korrupsion-duhet-te-dridhen/

A2 CNN Livestream

Latest Videos