SHBA, ende pa asnjë informacion rreth fatit të ushtarit që u fut në Korenë e Veriut

Nga A2 CNN
20 Korrik 2023, 14:04 | Bota
SHBA, ende pa asnjë informacion rreth fatit të ushtarit që u fut

Koreja e Veriut nuk po i përgjigjet përpjekjeve për të negociuar lirimin e një ushtari amerikan që u largua përtej kufirit të saj. Lajmin e bën të ditur Uashingtoni.

​​Travis King kaloi të martën Zonën e Çmilitarizuar (DMZ) që ndan Korenë e Veriut dhe atë të Jugut.

Për rastin, Pentagoni kontaktoi me Korenë e Veriut, tha një zëdhënës i Departamentit të Shtetit, por si duket përgjigje nuk ka ende.

Nuk ka pasur asnjë fjalë nga Veriu për vendndodhjen e King ose fatin e tij. Incidenti vjen në një kohë veçanërisht të tensionuar me Veriun.

Marrëdhëniet me SHBA-në kanë rënë në vitet e fundit, teksa Koreja e Veriut teston dhjetëra raketa gjithnjë e më të fuqishme të afta për të mbajtur koka bërthamore.

Në udhëzimet për udhëtime, SHBA-ja u thotë qytetarëve të saj të mos udhëtojnë në Korenë e Veriut, një nga shtetet më të izoluara në botë, për shkak të rrezikut serioz të vazhdueshëm të arrestimit.

Është e paqartë nëse PV2 King ka dezertuar apo po shpreson të kthehet.

Ekspertët thonë se një ushtar i tillë i rangut të ulët do të kishte pak vlerë propagande dhe inteligjence, gjë që mund ta shtyjë Korenë e Veriut ta lirojë atë, por mbetet për t’u parë se çfarë do të ndodhë. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/07/18/kaloi-kufirin-pa-autorizim-arrestohet-nje-shtetas-amerikan-ne-korene-e-veriut/

A2 CNN Livestream

Latest Videos