“SHBA, fajtori i vërtetë i luftës në Ukrainë”

Nga A2 CNN
30 Prill 2023, 22:22 | Bota
“SHBA, fajtori i vërtetë i luftës në

Kuba është një nga aleatët më të fortë të Rusisë. Vendi i Amerikës Qendrore është pozicionuar pa dyshim në anën e vendit pushtues në luftën në Ukrainë. Lidhjet mes dy vendeve janë historike dhe konflikti në Ukrainë nuk i ka ndryshuar aspak. Madje, në orët e fundit kjo aleancë është forcuar.

Esteban Lazo, zëdhënës i Presidentit kubanez, zhvilloi një bisedë me Vyacheslav Volodin, Presidentin e Dumës ruse, në të cilën ai tha se fajtori i vërtetë i konfliktit është Amerika.

“Ne përsërisim në emër të Parlamentit Kuban dënimin më të ashpër për sanksionet e njëanshme të vendosura kundër Rusisë. Ne e kundërshtojmë politikën e izolimit të Rusisë përmes një fushate të fuqishme mediatike që synon nxitjen e urrejtjes kundër Rusisë, të cilën ata kërkojnë ta fajësojnë për përshkallëzimin e luftës. Jemi shumë të vetëdijshëm se si funksionon qeveria e Shteteve të Bashkuara, fajtori i vërtetë i këtij problemi”, deklaroi Lazo. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/04/30/nese-nuk-do-te-isha-president-do-te-isha-ne-fushen-e-betejes/
https://a2news.com/2023/04/30/probleme-te-furnizimit-me-municione-shefi-i-wagner-kercenon-terheqjen-nga-bakhmuti/

A2 CNN Livestream

Latest Videos