
Nga vendi evropian qe i ka luftuar më shumë emigrantët e huaj, Papa Françesku predikoi hapjen e dyerve.
“Sa e trishtueshme dhe e dhimbshme është të shohësh dyer të mbyllura. Dyert e mbyllura të egoizmit tonë në lidhje me të tjerët; dyert e mbyllura të individualizmit tonë mes një shoqërie të izolimit në rritje; dyert e mbyllura të indiferencës sonë ndaj të paprivilegjuarve dhe atyre që vuajnë; dyert i mbyllim ndaj atyre që janë të huaj apo ndryshe nga ne, ndaj emigrantëve apo të varfërve.”
Në meshën e së dielës, të mbajtur përpara 50 mijë besimtarëve që ishin mbledhur në sheshin kryesor në Budapest të Hungarisë, kreu i kishës katolike e drejtori thirrjen së pari ndaj të tijve, besimtarëve.
“Le të përpiqemi të jemi, me fjalë, vepra dhe aktivitetet tona të përditshme, si Jezusi, një derë e hapur: një derë që nuk mbyllet kurrë në fytyrën e askujt, një derë që i mundëson të gjithëve të hyjnë dhe të përjetojnë bukurinë e dashurisë dhe faljes së Zotit.”
Sipas Atit të Shenjtë, nacionalizmi që po ngre krye dita ditës në shtetet evropiane nuk sjell asnjë të mirë, ndaj i kërkoi qeverisë dhe kryeministrit Viktor Orban, t’i pranojnë të huajt si shenjë e jetës së krishterë.
Padyshim, nuk mungoi lutja për vendet ne lufte.
“Nga ky qytet i madh dhe nga ky vend fisnik, dua t’i lutem Virgjëreshes Mari qe te jete përkrahëse e popujve qe vuajnë me shume. Rrënjosni në zemrat e popujve dhe udhëheqësve të tyre dëshirën për të ndërtuar paqen dhe për t'u dhënë brezave të rinj një të ardhme shprese, jo luftë, një të ardhme plot djepa e jo varre, një botë vëllezërish dhe vëllezërish dhe motra, jo mure dhe barrikada.”
Vizita tre-ditore e Papës në Budapest shënon dhe të parën e tij nga muaji mars kur u shtrua në spital për Bronkit. (A2 Televizion)