Rrezikonin të mbyteshin në Egje, anija shqiptare “Butrinti” shpëton 55 emigrantë

Nga A2 CNN
9 Korrik 2023, 12:49 | Ballkani

Anija “Butrinti” e rojës bregdetare shqiptare, është angazhuar në një operacion shpëtimi për 55 emigrantë, që është realizuar në detin Egje së bashku me një anije turke dhe një greke.

Është ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ai që nëpërmjet një postimi në Facebook njofton se anija 'Butrinti', tregoi edhe një herë profesionalizëm të lartë në misionin e saj në ujërat e Egjeut, ku është stacionuar prej disa kohësh.

Së bashku me një anije greke dhe një turke, ekipi i anijes 'Butrinti' shpëtuan 55 emigrantë nga një gomone në vështirësi.  Në këtë operacion shpëtimi, efektivët e FA, treguan përkushtimin e palëkundur për parandalimin e humbjes së jetëve të njerëzve dhe gatishmërinë për të ndihmuar në situata të tilla emergjente”, shkruan Peleshi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos