Një hetim e detajuar mbi luftën civile në Siri ka arritur përfundimin se në majin e këtij viti regjimi i Bashar Al-Assad ka përdorur armë kimike gjatë bombardimit të qytetit të Ildib.
Lajmin e shpërndau për mediat sot sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo, pak para punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Administrata amerikane deklaroi se elementi kimik i përdorur në 19 maj ishte klorina, akt ky që përfaqëson mosrespektimin e parë ndaj ndalimit të përdorimit të armëve kimike nga bombardimet amerikane të vitit 2018.
Sekretari i Shtetit nuk komentoi pasojat që mund të ketë ky akt dhe nëse administrata amerikane po shqyrton mundësinë e një ndërhyrje si sulmet ajrore të viteve 2017-2018.
SHBA vendosi edhe sanksioni mbi dy kompani ruse që kanë furnizuar me karburant qeverinë siriane. (A2 Televizion)