SHBA-Kosovës: Të nisin urgjentisht negociatat për asociacionin

Nga A2 CNN
9 Nëntor 2022, 19:18 | Kosova
SHBA-Kosovës: Të nisin urgjentisht negociatat për asociacionin

Shtetet e Bashkuara të Amerikës i bëjnë thirrje qeverisë së Kosovës që të nisë urgjentisht bisedimet për formimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.

Ambasadori Jeffrey Hovenier, gjatë një konferencë me gazetarët në Prishtinë, tha se “propozimi për asociacionin duhet të jetë në tryezë”.

https://a2news.com/2022/11/09/be-ja-vlereson-se-gjykimi-i-kushtetueses-nuk-e-pengon-asociacionin/

Diplomati amerikan përsëriti thirrjen ndaj kryeministrit Albin Kurti që të shtyjë me 10 muaj zbatimin e planit për ndërrimin e targave të vjetra serbe.

Gjithashtu, Hovenier kërkoi nga qeveria e Kosovës që të mos nisë me gjobitjen e personave që nuk zbatojnë këtë vendim pas datës 21 nëntor. Ndërkohë, më herët, Departamenti amerikan i shtetit kritikoi vendimin e serbëve të Kosovës për braktisjen e institucioneve të vendit.

https://a2news.com/2022/11/09/euractiv-publikon-planin-franko-gjerman-ka-respektim-kufijsh-por-jo-njohje-reciproke/

Zëdhënësi Ned Price shprehu shqetësim për situatën e krijuar në veri dhe u bëri thirrje te dyja vendeve qe te zbatojnë marrëveshjet e firmosura, veçanërisht nga Kosova kërkoi formimin e asociacionit të komunave serbe. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos