DASH i kërkon Kosovës të themelojë asociacionin: Situata mund të përshkallëzohet

Nga A2 CNN
8 Nëntor 2022, 21:44 | Kosova
DASH i kërkon Kosovës të themelojë asociacionin: Situata

Zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit, Ned Price, gjatë një konferencë për media deklaroi se Kosova dhe Serbia duhet të nisin të zbatojnë sa më shpejtë marrëveshjen e nënshkruara mes tyre në kuadër të dialogut, duke përfshirë këtu dhe asociacionin e komunave me shumicë serbe.

“Ne po u bëjmë thirrje të dyja palëve që të zbatojnë detyrimet që kanë nënshkruar përmes procesit të dialogut të lehtësuar nga Bashkimi Evropian”, tha Price.

Më tej, ai komentoi dhe largimin e serbëve nga institucionet, duke shtuar se kjo nuk është zgjidhja dhe ftoi palët që të ulen në bisedime për të ulur tensionet.

“Largimi i serbëve të Kosovës nga institucionet nuk është zgjidhje për mosmarrëveshjet aktuale dhe ka potencialin për eskalim të mëtejshëm të tensioneve në terren. Të gjitha palët duhet të bëjnë hapa për të zvogëluar tensionet dhe të sigurojnë paqe dhe stabilitet”, tha ai. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos