Kaos në aeroportin e Kabulit, shënohen disa viktima

Nga A2 CNN
16 Gusht 2021, 11:43 | Bota
Kaos në aeroportin e Kabulit, shënohen disa viktima

Skena paniku janë parë në aeroportin e Kabulit ndërsa banorët e dëshpëruar përpiqen të largohen nga vendi, pas marrjes së kryeqytetit afgan nga talebanët.

Dëshmitarët okularë i thanë BBC -së se të paktën dy civilë vdiqën të hënën gjatë kaosit në aeroport, i cili po sigurohet nga trupat amerikane.

Fluturimet komerciale janë pezulluar kryesisht, duke bllokuar qindra afganë dhe shtetas të tjerë të huaj.

SHBA dhe vendet e tjera po nxitojnë të evakuojnë stafin dhe aleatët.

https://www.instagram.com/p/CSoa7-ILGe0/

Të dielën talebanët shpallën fitoren pasi Presidenti Afgan Ashraf Ghani iku jashtë vendit dhe qeveria e tij u rrëzua.

Kthimi i militantëve në pushtet i jep fund thuajse 20 viteve të pranisë së koalicionit të udhëhequr nga SHBA në vend.

Kabuli ishte qyteti i fundit i madh në Afganistan që u përball me një ofensivë talebane që filloi muaj më parë, por u përshpejtua në ditët e fundit, kur ata fituan kontrollin e territoreve, duke tronditur shumë vëzhgues.

Grupi islamik mundi të merrte kontrollin pasi shumica e trupave të huaja u tërhoqën.

Në fundjavë presidenti amerikan Joe Biden mbrojti tërheqjen e trupave amerikane, duke thënë se ai nuk mund të justifikojë një "prani të pafundme amerikane në mes të konfliktit civil të një vendi tjetër". (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos