
Shtetet e Bashkuara kanë nisur disa milionë dozash të vaksinave kundër koronavirusit në shtete të tjera këtë javë.
Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki njoftoi se 22 milionë doza janë dërguar në 23 shtete.
Ndërkaq, presidenti amerikan, Joe Biden, iu ka bërë thirrje amerikanëve të vaksinohen, duke thënë se koronavirusi tani është pandemi në mesin e të pavaksinuarve.
Sipas Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, 56% e popullsisë amerikane ka marrë të paktën një dozë të vaksinës. (A2 Televizion)