SHBA-ja nis tërheqjen e trupave nga Afganistani, si pjesë e marrëveshjes me talebanët

Nga A2 CNN
10 Mars 2020, 09:43 | Bota
SHBA-ja nis tërheqjen e trupave nga Afganistani, si pjesë e

Shtetet e Bashkuara nisën tërheqjen e trupave nga Afganistani si pjesë e marrëveshjes me talebanët që ka si qëllim vendosjen e paqes në vend.

SHBA-ja ka rënë dakord që të ulë numrin e trupave në Afganistan nga 12 mijë në 8600 brenda 135 ditësh nga nënshkrimi i marrëveshjes.

Tërheqja e forcave ushtarake është një nga pikat kyçe të marrëveshjes historike të nënshkruar nga Shtetet e Bashkuara dhe talebanëve më 29 shkurt. Qeveria afgane nuk mori pjesë në këto bisedime, por pritet që të mbajë bisedime të mëtejshme me talebanët.

Presidenti Ghani deklaroi kohë më parë se nuk ishte dakord me një pikë të marrëveshjes për të liruar të burgosurit talebanë si parakusht për të nisur bisedimet.

Megjithatë raportimet më të fundit bëjnë më dije se presidenti Ghani do të nxjerrë një dekret për lirimin e të paktën 1000 të burgosurve talebanë brenda javës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos