SHBA parandalon sulmin kamikaz, por gjatë operacionit vriten edhe civilë

Nga A2 CNN
30 Gusht 2021, 16:36 | Aktualitet

Një sulm me dron i forcave amerikane në, Kabul, parandaloi një tjetër sulm kamikaz në aeroport. Siç bënë të ditur zyrtarë të ushtrisë amerikane, sulmi shënjestroi një automjet në një lagje rezidenciale pranë aeroportit të Kabulit, ku gjendej të paktën një person që kishte lidhje me degën afgane të ISIS. Kapiten, Bill Urban i komandës qendrore, njoftoi se kishin eliminuar një kërcënim të afërt dhe se automjeti i shënjestruar ishte i mbushur me lëndë shpërthyese. Megjithatë ai pranoi se ishin në dijeni të viktimave civile si pasojë e sulmit me dron. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos