SHBA pas dënimit të Salih Mustafës: Nuk është gjykim ndaj UÇK-së, apo Kosovës

Nga A2 CNN
17 Dhjetor 2022, 12:38 | Kosova
SHBA pas dënimit të Salih Mustafës: Nuk është gjykim

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kanë reaguar pas dënimit të ish-pjesëtarit të UÇK-së, Salih Mustafa. Zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit, Ned Price, ka deklaruar se “vendimi nuk është aktgjykim kundër UÇK-së apo Kosovës, por ka të bëjë vetëm me përgjegjësinë penale individuale të të pandehurit.”

Ai ka shtuar se e mirëpresin vendimin në rastin kundër Mustafës. Në deklaratën e Price është shtuar se, ky aktgjykimi është një hap i fortë për të mbështetur sundimin e ligjit dhe për të siguruar drejtësi për viktimat.

“Ne gjithashtu përgëzojmë guximin e viktimave dhe dëshmitarëve individualë që dolën përpara dhe dënojnë kërcënimet dhe frikësimet me të cilat janë përballur. Pa këta individë të guximshëm, drejtësia nuk do të ishte e mundur”, është bërë e ditur në deklaratën e DASH-it.

Trupi gjykues në Dhomat e Specializuara në Hagë dënoi Salih Mustafën me 26 vjet burg. Ky është aktgjykimi i parë i Speciales për pretendimet për krime lufte. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/12/16/26-vite-burg-gjykata-speciale-jep-denimin-e-pare-per-nje-nga-ish-kreret-e-uck/
https://a2news.com/2022/12/17/denimi-i-sali-mustafes-kurti-verdikt-indinjues-vrases-nga-serbia-nuk-jane-denuar-per-mizorite/

A2 CNN Livestream

Latest Videos