
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë regjistruar që nga nisja e pandemisë së koronavirusit 7 milionë të infektuar, sipas të dhënave të Universitetit John Hopkins.
Ka qenë 22 janari i këtij viti data kur u shënua në SHBA rasti i parë me Covid-19. Sot, 8 muaj dhe 203 000 viktima më pas, Amerika numëron 7 005 746 raste.
Vetëm 3 shtete të tjera në botë kanë raportuar mbi 1 milion raste me koronavirus. Ato janë India (5,8 milionë), Brazili (4,6 milionë) dhe Rusia (1,1 milionë). (A2 Televizion)