Bashkëkryetarët e grupit të çështjeve shqiptare në Kongresin amerikan, Ritchie Torres, Robert Aderholt, Jim Himes dhe Lisa Mc.Clain kanë dorëzua një rezolutë që dënon sulmet kibernetike në Shqipëri, të cilat kanë ardhur nga Irani.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale, ministrja e Jashtme e Shqipërisë, Olta Xhaçka, u shpreh se është thelbësore që Irani të japë llogari për sulmet kibernetike.

“Mirënjohje për Kongresmenët Ritchie Torres Robert Aderholt, Jim Himes, Lisa Mc.Clain për dorëzimin e rezolutës që dënon sulmet kibernetike kundër Shqipërisë ??.
Është thelbësore që Irani ?? të japë llogari për veprimet e tij.
Mirëpresim mbështetjen e Kongresit të SHBA-ve dhe përgëzojmë punën e Grupit që mbulon Shqipërinë”, shkruan Xhaçka. (A2 Televizion)