Një zjarr i madh është përhapur orët e fundit në zonën e Hidrovorit të qytetit të Vlorës, pikërisht midis fshatit Nartë dhe fshatit të Akernisë.



Edhe pse efektivët zjarrfikës kanë mbërritur menjëherë që prej pasdites, situata nuk është e lehtë pasi zjarri ka fituar terren të gjerë.
Përveç shkurreve dhe bimësisë ,mësohet se po dëmtohen nga flakët me dhjetëra pisha. (A2 Televizion)