NATO diskuton për sigurinë në Kosovë, eksperti për Ballkanin: Kosova më pranë luftës së Bosnja

Nga A2 CNN
10 Korrik 2023, 14:05 | Kosova
NATO diskuton për sigurinë në Kosovë, eksperti për

Udhëheqësit e NATO-s pritet të konfirmojnë në samitin në Vilnius se situata në Kosovë është serioze dhe se misioni i NATO-s, KFOR, është atje për të garantuar sigurinë e të gjithë qytetarëve, përfshirë edhe të pakicës serbe në veri.

Këtë e tha Milan Niç, nga Këshilli Gjerman për Marrëdhënie me Jashtë. Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, Niç thotë se telashet për Kosovën do të ishin shumë më të mëdha nëse NATO-ja nuk do të ishte atje.

“Mendoj se Kosova është më afër një konflikti të hapur sesa Bosnja”, paralajmëron eksperti për Ballkanin Perwndimor dhe zgjerimin e NATO-s.

Sipas tij, ky është një nivel ndryshe i konfliktit, me sulme fizike ose konfrontime në veri, struktura paralele e shpërthime, ku një incident i vogël mund të çojë në diçka më të madhe. Duke u ndalur te Serbia, Niç deklaron se presidenti Aleksandar Vuçiç, mund ta luajë edhe për kohë të gjatë lojën “edhe Perëndimi, edhe Rusia”.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos