
Nën udhëheqjen e Joe Biden, Shtetet e Bashkuara do t’i bashkohen inciativës Covax, që synon shpërndarjen e vaksinave tek shtetet e varfra.
Këtë e tha këshilltari i lartë shëndetësor i Presidentit të ri, Anthony Fauci, për Organizatën Botërore të Shëndetësisë: “Kam kënaqësinë të njoftoj sot se Shtetet e Bashkuara planifikojnë t’i bashkohen inciativave shumëpalëshe, për regimin dhe rimëkëmbjen nga koronavirusi. Biden do të nënshkruajë një direktivë, ku do të shprehë qëllimin e SHBA-së për t’u bërë pjesë e Covax dhe për të mbështetur përpjekjet për përshpejtimin e shpërndarjes së vaksinave apo terapive kundër sëmundjes”.
Zyrtarë të OBSH-së thane se dërgesat e para të vaksinave anti-covid pritet të shpërndahen në vendet e varfëra në muajin shkurt, sipas skemës së Covax të drejtuar nga OBSH dhe aleanca për vaksinën Gavi. Megjithatë, ka shqetësime se shtetet më të pasura do të vazhdojnë të përvetësojnë dozat në dispozicion.
Fauci shtoi më tej se SHBA do të mbetet anëtare e OBSH-së dhe do të punojë me 193 vendet anëtare për reformimin e agjencisë.
Drejtori i Përgjithshëm i OBSH, Tedros Adanom Gebrejesus, mirëpriti njoftimin nga Shtetet e Bashkuara dhe e cilësoi këtë si një ditë të mirë për shëndetësinë.
Paraardhësi i Biden, Donald Trump, ndërpreu financimet për OBSH, ku SHBA ishte donatori më i madh dhe njoftoi vendimin për t’u tërhequr nga agjencia në korrik të vitit 2021. (A2 Televizion)