All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Prishtinë, gjen mbi 1000 euro dhe i dorëzon në polici

Nga A2 CNN
23 Janar 2023, 16:31 | Kosova
Prishtinë, gjen mbi 1000 euro dhe i dorëzon në polici
All - Paragraf - 1

Një gjest për t’u duartrokitur, që rrallëherë shihet të ndodhë në ditët e sotme. Një qytetar në Prishtinë raportohet të ketë gjetur një portofol ku ndodheshin mbi 1000 euro dhe disa dokumente personale të personit që i kishte humbur dhe nuk ka ngurruar ta dorëzojë në polici.

Sipas policisë lokale, qytetari, i identifikuar nga Policia e Prishtinës me inicialet A.B., ka dorëzuar një portofol ku kishte një shumë parash dhe dokumente personale, të cilat i janë kthyer pronarit.

All - Paragraf - 3

“Duke çmuar këtë gjest human, falënderojmë të gjithë qytetarët për bashkëpunimin e vazhdueshëm me Policinë e Kosovës”, tha policia. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos