
Ish-menaxheri i fushatës së Presidentit amerikan, Donald Trump, Paul Manafort u dënua me 47 muaj burg lidhur me akuzat për mashtrim fiskal dhe bankar.
Një juri e shpalli fajtor Manafort në muajin dhjetor, për tetë akuza kriminale që kishin të bënin me fshehje të të ardhurave nga autoritetet amerikane të taksave, para këto që ai i kishte fituar gjatë punës si lobist në Ukrainë.
Javën e ardhshme ai pritet të marrë dënimin për një çështje të dytë federale lidhur me akuza për komplot dhe manipulim të dëshmitarëve.
69-vjecari, i cili duhet të shlyejë 24 milion dollar taksa për posgjobës prej 50 mijë dollarësh, tha gjatë fjalës së tij në gjykatë se 2 vitet e fundit kishin qenë më të vështirat të jetës së tij. Ai kërkoi gjykatësit të tregonte dhembshuri, por nuk u shpreh i penduar për veprimet e tij.
“Siç e dëgjuat ne gjykatë, Manafort e bëri të qartë se pranon përgjegjësinë për veprimet e tij. Por sa i përket akuzave për bashkëpunim më Rusinë, nuk ka asnjë provë që te tregojë përfshirjen e Manafort”, tha Kevin Doëning, avokat i Manafort.
Dënimi për Manafort, ishte shumë më i ulët nga ç’mendohej. Disa besonin se ish-lobisti do të dënohej me 25 vjet, duke e kaluar në burg të gjithë pjesën e mbetur të jetës. Avokatët e tij kishin kërkuar një dënim më të lehtë, duke thënë se 69-vjeçari ka probleme shëndetësore dhe se reputacioni dhe financat e tij janë dëmtuar ndjeshëm. (A2 Televizion)