
Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë ruse, gjenerali Valery Gerasimov vizitoi javën e kaluar pozicionet e vijës së pare të luftimeve në Ukrainën lindore në një përpjekje për të rigjallëruar ofensivën nga forcat e Moskës.
Lajmi raportohet nga Neë York Times, e cila citon zyrtarë ukrainas dhe amerikanë.
Sipas burimeve, gjatë vizitës së tij Gerasimov i shpëtoi një sulmi ukrainas në një shkollë të përdorur si bazë ushtarake në qytetin e kontrolluar nga Rusia të Izium.
Rreth 200 ushtarë, përfshirë të paktën një gjeneral, thuhet se u vranë në bombardimet, por Gerasimov ishte larguar për në Rusi. (A2 Televizion)