Shefja e jahteve luksoze që ka gatuar për Jordan, Zuckerberg dhe Federer

Nga A2 CNN
3 Qershor 2023, 12:55 | Lifestyle

Çdo ditë, në 8 vitet e fundit, nga dritarja e saj teksa gatuan, ajo ka përballë pamjen e blusë së madhe, e cila, edhe pse vazhdimisht mbresëlënëse, ndryshon në varësi të kohës dhe motit.

Kjo është rutina e Valentina Argyropoulou, kryekuzhiniere në jahtin luksoz, O'PTASIA, që bën ta doja gjithnjë e më shumë profesionin e saj.

“Një ditë lundrojmë në Egje dhe disa ditë më vonë nisemi për në Karaibe ose në Detin e Kuq. Koha më e gjatë që kam kaluar vazhdimisht në det ishte 2.5 muaj kur isha në Arabinë Saudite”, tregon Valentina.

Ajo ka gatuar për disa nga yjet më të famshëm të sportit dhe filmit amerikan dhe evropian, si Michael Jordan, Roger Federer, Dana White dhe regjisori i X-Men, Bryan Singer, si dhe biznesmenë të famshëm si Mark Zuckerberg, anëtarë të familjes mbretërore të Arabisë Saudite.

E pyetur se çfarë mund ta stresojë teksa punon në det të hapur, larg kuzhinës klasike të një restoranti, ajo përgjigjet: “Nëse është një pjatë e mirë, ankthi që jetoj çdo herë që të dalë siç duhet dhe në kohën e duhur është e njëjtë me atë që do të jetoja në kuzhinën e një restoranti. Por këtu duhet të merresh edhe me diçka tjetër: gatimet që bëhen duhet të nisen drejt një ‘sheshi dielli’ dhe do duhet të pyesësh veten, nëse do të arrijë e paprekur apo jo? A do të hanë brenda apo jashtë? Moti herë është aleat e herë armik”.

Të njëjtin stres ajo thotë se i shkakton edhe çështja e furnizimeve, megjithatë, Valentina shton se puna në jaht i krijon edhe mundësinë që të bëjë pazare në çdo port ku zbarkojnë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos