Shehi: Më trishton që SHBA i var medalje Ramës, por nuk kanë njeri me të cilin të flasin nga opozita

Nga A2 CNN
8 Dhjetor 2021, 10:49 | Politikë
Shehi: Më trishton që SHBA i var medalje Ramës, por nuk kanë

Përplasjet në Partinë Demokratike, sipas kreut të LZHK-së Dashamir Shehi, po favorizojnë në fakt rrugën e mazhorancës dhe në veçanti të qeverisë socialiste të drejtuar nga Edi Rama. Ajo që është më e rëndë, sipas tij, është që krisja midis Berishës dhe Bashës ka bërë që opozita të humbasë edhe mbështetjen reale të partnerit strategjik më të rëndësishëm të Shqipërisë.

“Rama është komod në këtë situatë, bën sikur ndihmon njëherë njërin dhe një herë tjetrin, por me trishtim shoh që dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, shteti më i madh i botës dhe miku më i madh i Shqipërisë, nuk e vret shumë mendjen për t’i varur medalje një personi që po grabit vendin e vet”.

https://a2news.com/2021/12/08/krisja-ne-pd-dashamir-shehi-kuvendet-do-te-jene-thjesht-mitingje-basha-dhe-berisha-nuk-kane-me-te-drejte-te-tallen-me-shqiptaret/

Edhe në këtë rast, sipas tij, faji është i opozitës. “Më shumë më trishton që prej vitesh nga opozita nuk ka treguar një person aty për të dialoguar. Është hera e parë në historinë 30-vjeçare të Shqipërisë, që SHBA rreshtohet me një qeveri të korruptuar si kjo, sepse ata nuk gjejnë një person me të cilin të flasin”.   (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos