IKMT ka nisur aksionin për shembjen e godinave të dëmtuara të konvikteve në Universitetin Bujqësor të Tiranës. Mësohet se bëhet fjalë për 10 godina që do të shemben. Në zonë ndodhen me dhjetëra efektivë të policisë dhe punonjës të IKMT. Një ndërtesë është shembur me shpërthim të kontrolluar, ndërsa mësohet se eksplozivi do t’i vendoset edhe dy ndërtesave të tjera. (A2 Televizion)
Shemben me shpërthim të kontrolluar godinat te “Bujqësori”
