Moti i keq që ka përfshirë Italinë prej ditësh ka shkaktuar probleme dhe shqetësime të shumta. Së fundmi, mediat italiane kanë publikuar lajme nga ajo që la pas stuhia e fuqishme e së mërkurës në provincën e Brescia-s.
Zonat më të prekura ishin ato të Caino, Nave, Concesio në Val Trompia ku rrugët u shndërruan në përrenj balte, ndërsa në Rezzato u shemb edhe argjinatura e kanalit dhe dy makina të parkuara përfunduan në kanal pa shkaktuar lëndime.
Në qytetin e Brescias pati ndërprerje të mëdha në rrjetin rrugor për shkak të disa nënkalimeve të përmbytura. Disa pemë kanë rënë mbi makinat e parkuara përgjatë shpatit të Kalasë në Brescia, ndërsa në Lavenone një familje qëndroi e izoluar për disa orë. (A2 Televizion)



