Të paktën 1 person ka humbur jetën, 17 janë shpëtuar dhe mbi 50 të tjerë kanë mbetur nën rrënoja si pasojë e shembjes së një ndërtese 5-katëshe në jug të Mumbait.
Ndërtesa me 47 apartamente u shemb në orët e mbrëmjes së të hënës dhe shkaqet janë ende të paqarta, por dyshohet kryesisht tek amortizimi i saj.
Ekipet e kërkim-shpëtimit ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për gjetjen e personave të mbijetuar pavarësisht motit të keq me shi që po i shoqëron gjatë gjithë kohës. (A2 Televizion)