Shembet parkimi 4-katësh në qendër të Manhattanit, të paktën një i vdekur

Nga A2 CNN
19 Prill 2023, 08:04 | Bota

Një punëtor humbi jetën dhe 5 persona të tjerë mbetën të lënduar pas shembjes së një parkimi 4-katësh në Manhattan të Nju-Jorkut, shumë pranë Universitetit Pace.

Qindra zjarrfikës dhe ekipe të emergjencës shkuan në vendngjarje dhe punuan për nxjerrjen e personave të bllokuar, duke përdorur dhe pajisje robotike, pasi struktura ishte e paqëndrueshme.

Dëmet konsiderohet shumë të mëdha, pasi dhjetëra makina janë shtypur me njëra-tjetrën, teksa shkaqet e shembjes janë ende të paqarta dhe një hetim ka nisur për zbulimin e tyre. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos