Shembet tarraca në Sarandë, tifozët rrezikuan jetën

Nga A2 CNN
8 Mars 2021, 11:04 | Sporte të tjera
Shembet tarraca në Sarandë, tifozët rrezikuan jetën

Ndeshje me dyer të mbyllura për shkak të masave kufizuese të Covid-19. Megjithatë, prej startit të sezonit, tifozët e kanë gjetur mënyrën për të ndjekur skuadrat e zemrës. Mbi ura, ballkone apo tarraca. Pa marrë parasysh se në këtë mënyrë rrezikojnë jetën.

Kjo ndodhi edhe në Sarandë, ku ndeshja ndërmjet Butrintit dhe Labërisë, rrezikoi të shndërrohej në tragjedi. Disa tifozë ishin pozicionuar në tarracën e një godine jashtë stadiumit, me tarracën që prej peshës u shemb.

Fatmirësisht, ngjarja nuk u shoqërua me tragjedi, por vetëm me lëndime.

Nga ndeshjet e para të këtij sezoni, tifozët kanë gjetur mënyra të ndryshme për të parë ndeshjet. Nga pozicionimi mbi ura, te qëndrimi në çatitë e pallateve.

Madje, në Shkodër shumë tifozë nisën të paraqiteshin në stadium si mjekë apo zjarrfikës, vetëm e vetëm për të hyrë në stadium. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos