Aston Martin ka prezantuar makinën AMR21, që do të marrë pjesë në Botërorin e këtij viti të Formulës 1.
Pilotët Sebastian Vettel dhe Lance Stroll kanë për detyrë që të arrijnë vendin e tretë në sezonin e ri, me një makinë që ka kthyer ngjyrën e gjelbër të makinave historike britanike.
“Rikthimi në F1 është një moment i madh në historinë e ekipit tonë. Është një lajm i madh për garat”, tha Otmar Szafnauer, drejtor ekzekutiv i ekipit që nuk garonte në F1 që nga viti 1960. (A2 Televizion)