Shembet ura e këmbësorëve në Finlandë, plagosen 24 fëmijë

Nga A2 CNN
11 Maj 2023, 11:23 | Bota

Një aksident i rëndë ka ndodhur ku një urë për këmbësorë u shemb pranë një kantieri ndërtimi në Espoo të Finlandës. Mediat finlandeze bëjnë të ditur se janë plagosur rreth 27 persona, mes të cilëve dhe 24 fëmijë.

Të vegjlit ishin pjesë e një grupi shkolle në një ekskursion. Pesëmbëdhjetë nga të plagosurit u transportuan në spitale të ndryshme në rajonin e Helsinkit.

Sipas mediave lokale, fëmijët po ndjekin shkollën fillore në Kalasatama (Helsinki) dhe kanë rënë nga një lartësi prej të paktën pesë metrash, duke shkaktuar lëndime të shkallëve të ndryshme, përfshirë ato të rënda.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 9 të mëngjesit dhe zjarrfikësja reagoi menjëherë, duke dërguar disa njësi në vendngjarje. Aktualisht, policia po heton aksidentin dhe po kryen hetimet teknike në vendngjarje.

Shumë figura të njohura, përfshirë presidentin Sauli Niinistö, shprehën ngushëllimet dhe solidaritetin e tyre në rrjetet sociale. Aksidenti ka shkaktuar një bujë masive në rrjetet sociale dhe shumë prej tyre kërkojnë që të zbatohen masa më të mira sigurie në zonat publike. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos