Grabitet një banesë në Elbasan, autorët marrin 20 mln lekë

Nga A2 CNN
15 Tetor 2019, 19:17 | Kronikë
Grabitet një banesë në Elbasan, autorët marrin 20 mln

Një banesë private në lagjen “5 Maji” në qytetin e Elbasanit është grabitur nga të paktën dy persona.

Sipas burimeve, shtëpia në pronësi të Shaqo Karafili, pronar i një autoshkollë në Elbasan është grabitur me thyerje nga ku autorët kanë marrë një vlerë prej 20 milionë lekësh.

Mësohet se për këtë ngjarje policia ka shoqëruar disa persona, ndërsa ende nuk ka publikuar një njoftim për shtyp. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos