
Policia e kryeqytetit ka bërë të ditur se ka arrestuar në flagrancë një 40-vjeçar, ndërsa ka proceduar në gjendje të lirë djalin e tij pasi kanë ushtruar dhunë ndaj një 24-vjeçari.
Sipas policisë, G. H., 40 vjeç dhe djali i tij, K. H., 17 vjeç, pas një debati për motive të dobëta janë konfliktuar fizikisht me shtetasin G. P., 24 vjeç, i cili ka mbetur i plagosur rëndë dhe aktualisht ndodhet në Spitalin e Traumës nën kujdesin mjekësor.
Materialet procedurale i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale ”Plagosje e rëndë me dashje e kryer në bashkëpunim”. (A2 Televizion)