
Shkon në 5 numri i personave që konfirmohen të vdekur pas shembjes së një pallati 12 katesh në Florida. Sipas kryebashkiakes së kontesë Miami-Dade, rreth 156 vetë mbeten të humbur dhe kërkimet intensive për gjetjen e tyre vazhdojnë. Një pjesë e godinës u shemb mëngjesin e së enjtes ndërsa shumë banorë ishin në gjumë.
Shkaku mbetet ende i paqartë, por një raport ekspertesh në vitin 2018 nxirrte në pah një gabim të madh në projektin origjinal të pallatit, që pengonte filtrimin e ujit nga baza e godinës.
Prej disa ditësh, ekipet e shpëtimit po përdorin makineri, dronë dhe qen të trajnuar posaçërisht, për gjetjen e të mbijetuarve të mundshëm. Operacioni u ndërpre përkohësisht të shtunën kur një zjarr shpërtheu nën rrënoja. (A2 Televizion)