Shembja e Teatrit Kombëtar, reagon Erion Veliaj: Nuk ishte kurrë monument kulture

Nga A2 CNN
17 Maj 2020, 14:49 | Politikë
Shembja e Teatrit Kombëtar, reagon Erion Veliaj: Nuk ishte kurrë

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, reagoi pas prishjes së Teatrit Kombëtar duke thënë se ajo godinë nuk ka qenë kurrë monument kulture.

“Jemi takuar me të gjithë gjatë gjithë kësaj kohe, edhe me ata që ishin kundër. U tërhoqëm nga varianti me kullë, pranuam që asnjë centimetër të mos prekej nga Teatri Kombëtar. Gjatë qindra takimeve me artistët kemi moderuar qëndrimet tona, por gjatë një procesi negocimi nuk mund të kesh gjithçka”, tha Veliaj.

“Kjo është arsyeja pse sapo na u transferua prona, kërkuam që të verifikohej nga Instituti i Ndërtimit që tha se ishte e rrezikshme. Edhe Instituti i Monumenteve të Kulturës tha se nuk ka qenë kurrë monument kulture”, shtoi Veliaj. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos