
Presidenti Ilir Meta e ka konsideruar prishjen e Teatrit Kombëtar si një “krim kushtetues, ligjor dhe moral të paamnistueshëm”.
Me anë të një postimi në Facebook, Kreu i Shtetit shprehet: “Pak orë më parë, në kulmin e errësirës, MAFIA urdhëroi shkatërrimin, jo vetëm të një prej monumenteve të trashëgimisë kulturore më të rrezikuara të Europës, por edhe të çdo iluzioni për ekzistencën e shtetit të së drejtës në Shqipëri. Dhunimi i njëkohshëm i artistëve dhe gazetarëve është një damkë e zezë për MAFIEN në pushtet. Kjo pamje do kujtohet njësoj si kazmat e diktaturës në ‘67 mbi kishat dhe xhamitë. KY ËSHTË NJË KRIM KUSHTETUES, LIGJOR DHE MORAL I PAAMNISTUESHËM”. (A2 Televizion)