Shëndetësia falas, Gjata: Për sistemin e mbulimit universal, 7 vite janë pak

Nga A2 CNN
31 Mars 2021, 21:11 | Ekonomi
Shëndetësia falas, Gjata: Për sistemin e mbulimit universal, 7

Arben Gjata, shef i Shërbimit të Kirurgjisë, u shpreh në “A2 Business” se “për sistemin e mbulimit universal të shëndetësisë, 7 vite janë pak sepse duhet marrë parasysh si ishte shëndetësia para 7 vitesh dhe nevojat që kishte”.

Sipas tij, kryeministri Edi Rama “e ka pasur synim mbulimin universal dhe hapat drejt tij janë hedhur”.

https://a2news.com/2021/03/31/mjeku-artan-koni-buxheti-i-shendetesise-historikisht-ka-qene-i-ulet/

Gjata shtoi se “sasia e parave që sigurohen nga sigurimet shëndetësore është shumë e vogël për nevojat që ka vendi”.

Gjithashtu, theksoi se “nuk është e vërtetë që mungojnë medikamentet në spitale”.

“Kur llogaritet GDP-ja e mjekësisë llogarisni vetëm paratë e buxhetit, por ka miliona euro të tjera që janë ndihma nga vendet e tjera dhe projekte që çojnë në ndërtimin e qendrave shëndetësore”, tha Arben Gjata. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2021/03/31/bardhi-koncepti-i-shendetesise-falas-krejtesisht-i-pavertete/

A2 CNN Livestream

Latest Videos