Shëndeti dhe sporti, Bejko kritikon Veliajn dhe tregon projektet e veta

Nga A2 CNN
6 Maj 2023, 20:23 | Politikë
Shëndeti dhe sporti, Bejko kritikon Veliajn dhe tregon projektet e veta

Roland Bejko, i cili garon për Bashkinë e Tiranës, nën siglën e Partisë Demokratike, zhvilloi një takim dedikuar shëndetit dhe sportit.

Përveç projekteve të tij, Bejko kritikoi kryebashkiakun Erion Veliaj se bën shumë pak në këto dy drejtime.

“Bashkia e Tiranës, aktualisht nuk i jep vetes rol në shëndetin publik. E shikon veten larg tij. Ne jemi për Tiranën qytet të shëndetshëm, për ujë të pijshëm të sigurt. Ne do ta pastrojmë qytetin duke shtuar sipërfaqet e gjelbërta. Do ta përmirësojmë trafikun nëpërmjet një plani urban”, tha Bejko.

“Të lidhur ngushtë me shëndetin publik, ne shohim padyshim sportin. Bashkia shpenzon për sporte vetëm 0,8% të buxhetit të saj. Veliaj do e inaugurojë si të ri stadiumin “Selman Stërmasi”, edhe pse ka 50 vjet që është ndërtuar”, shtoi Bejko. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos