
Në dy vitet e fundit, edhe pse vëmendja është fokusuar te Covid-19, një sërë sëmundjesh të tjera kanë rritur shumë rastet e shfaqjes te pacientët.
Shqetësimet dhe problemet me shëndetin mendor, po hasen çdo ditë e më shumë nga stafet mjekësore. Shkodra është një prej qyteteve që po trajton një numër të konsiderueshëm pacientësh me probleme të shëndetit mendor, të cilët janë shtuar sa për shkak të pandemisë, aq edhe për shkak të mostrajtimit si duhet të rasteve që në momente e para të shfaqjes se simptomave.
Mjeku apelon që familja në radhë të parë dhe më tej shoqëria duhet t’i sinjalizojë menjëherë rastet e personave që shfaqin dukshëm probleme të shëndetit mendor. (A2 Televizion)