Shënim i redaksisë

Nga A2 CNN
7 Maj 2020, 15:12 | Kosova
Shënim i redaksisë

Në datë 7 maj, A2 publikoi një lajm ku përmendej se zoti Joseph DioGuardi, ish-kongresmeni amerikan dhe presidenti i “Albanian American Civic League” në SHBA, i konfirmonte një shtetasi shqiptar shkarkimin e Richard Grenell nga roli i të dërguarit të posaçëm të presidentit amerikan Donald Trump për dialogun Kosovë-Serbi.

Ky informacion rezulton i pavërtetë, pasi ekipi i zotit DioGuardi konfirmoi se ai nuk kishte bërë kurrë një deklaratë të tillë. Bazuar në këtë informacion, lajmi është hequr nga faqja, pasi nuk përmbushte standardet editoriale të A2.

A2 i kërkon ndjesë zotit DioGuardi për përfshirjen e tij në këtë keqkuptim. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos