Shënohet Fitër Bajrami, besimtarët myslimanë falen në sheshin “Skënderbej”

Nga A2 CNN
2 Maj 2022, 07:30 | Bota

Besimtarët myslimanë festojnë sot Fitër Bajramin, festën e tyre më të madhe. Me këtë rast mijëra besimtarë ishin mbledhur në sheshin “Skënderbej” mëngjesin e sotëm për të bere faljen e Namazit pavarësisht motit jo të favorshëm.

Festa e Bajramit vjen pas 30 ditësh agjërim në muajin e Ramazanit. Falja e këtij mëngjesi u mbajt sërish nga kreu i Komunitetit Mysliman, Bujar Spahiu.

Pas faljes, besimtarët iu drejtuan ambienteve të tyre të banimit për të vijuar me kremtimet e kësaj dite.

Mesazhi i faljes së sotme iu dedikua dashurisë edhe solidaritetit ndaj të pamundurve dhe kjo njihet edhe si dita e dhurimit. Edhe këtë vit besimtarët nuk arritën që faljen e tyre ta bëjnë në xhaminë e madhe të Namazgjasë.  (A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/05/02/falja-e-namazit-ne-tirane-permes-fotove/

A2 CNN Livestream

Latest Videos