Shënoi dy gola me Barcelonën B, hajdutët i prishin festën Rey Manajt

Nga A2 CNN
18 Shkurt 2021, 11:53 | Futboll
Shënoi dy gola me Barcelonën B, hajdutët i prishin festën

Rey Manaj mbetet protagonist tek ekipi i dytë i Barcelonës. Sulmuesi shqiptar realizoi dy gola për katalanasit, në barazimin 2-2 të regjistruar përballë Prat. Fillimisht, kuqeziu zhbllokoi rezultatin me një penallti të shndërruar në gol në minutën e 49-të.

Kur kronometri tregonte një orë lojë, vendasit barazuan, por në minutën e 81, Manaj realizoi sërish me 11-metërsh. Barcelona B nuk arriti ta mbronte avantazhin dhe dy minuta përpara fundit të kohës së rregullt, Prat riktheu baraspeshën, duke bërë që skuadrat të ndanin nga një pikë.

https://twitter.com/FCBarcelonaB/status/1362149170669379589

Festa e yllit shqiptar për paraqitjen individuale u prish gjithsesi nga një ngjarje e pakëndshme. Hajdutët arritën të hynin në shtëpinë e sulmuesit, duke i shkaktuar një dëm të rëndësishëm. Sipas burimeve jozyrtare, në shtëpinë e Manajt u vodhën tre ora tepër të kushtueshme, si edhe 70 mijë euro. Policia po heton ngjarjen dhe ende priten zhvillime. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos