Shënon dhe shkon të puthë të fejuarën. Goli anulohet dhe loja vijon pa futbollistin e dashuruar

Nga A2 CNN
26 Gusht 2019, 20:42 | Futboll
Shënon dhe shkon të puthë të fejuarën. Goli anulohet

Gjatë ndeshjes së kampionatit bullgar Ludogorets-Slavia Sofia, arbitri anuloi një gol për pozicion jashtë loje, por autori i golit nuk e kuptoi dhe nisi një festim të gjatë.

Braziliani Wanderson shkoi në tribunë për të puthur të fejuarën e tij, ndërkohë që portieri kundërshtar rinisi shpejt lojën.

U deshën shumë sekonda përpara se mesfushori të kuptonte se po festonte i vetëm sepse shokët e tij po mundoheshin të mos pësonin ndërkohë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos