Shënon dy gola, Ernest Muçi kthehet në një lider për Legia Warszawa

Nga A2 CNN
16 Janar 2023, 12:25 | Futboll

Ernest Muçi është kthyer në një protagonist absolut me fanellën e Legias së Varshavës.

Edhe këtë herë, sulmuesi shqiptar la gjurmën e tij në duelin miqësore  ndaj ekipit serb Çukariçki. Ish-futbollisti i Tiranës u aktivizua si titullar dhe zhbllokoi rezultatin që në minutën e dytë të takimit.

Por spektakli i tij nuk u ndal me kaq. Në minutën e 24, Muçi shmangu bukur dy kundërshtarë dhe me klasin e tij arriti të dërgojë topin në rrjete. Sa i përket lojtarit tjetër shqiptar, Jurgen Celhaka, ai u aktivizua për disa minuta në mesfushe duke bërë një paraqitje pozitive. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos